
Policia ka vënë në pranga dy 2 shtetas (babë e bir) që dyshohet se plagosën me armë zjarri 28-vjeçarin, gjatë konfliktit mes tyre, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Demiraj.
Ata dyshohen si autorët e plagosjes së 28-vjeçarit Emanuel Guri, mbrëmjen e së mërkurës (27 shtator) në Malësinë e Madhe.
Në pranga ranë shtetasi me iniciale I. B., 59 vjeç dhe i biri Sadonel Bushataj, 18 vjeç banues në fshatin Demiraj.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes tyre, ku u plagos me armë zjarri 28-vjeçari.
"Shërbimet e Komiariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Demiraj, arrestuan në flagrancë shtetasit I. B., 59 vjeç dhe S. B., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, gjatë konfliktit për motive të dobëta, kanë plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. G., 28 vjeç, banues në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.", njofton policia.
Lini një Përgjigje