TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Shtator 2023, 10:55

Arrestimi i grupit të Laert Haxhisë, kryeprokurori i Elbasanit: Hetimet janë dinamike

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i grupit të Laert Haxhisë, kryeprokurori i Elbasanit:

Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi deklaroi se prokuroria ka lëshuar 15 urdhër arreste pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani.

Në një konferencë për mediat, me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku, Ajazi u shpreh se hetimet ende vijojnë dhe janë dinamike.

“Prokuroria ka zhvilluar hetimet për veprat penale, vrasje për gjakmarrje, armëmbajtje pa leje. Këto procedime i referohen dy ngjarjeve kriminale të ndodhura në vitin 2021. Janë administruar provat e plota që lidhen me autorët e dyshuar për këto ngjarje. Janë adminstruar prova edhe për disa ngjarje kriminale të ndodhura në disa qyetete. Autorët e dyshuar kanë vepruar për motive interesi. Më 27/09/2023 u lëshuan 15 urdhër arreste. Për të gjitha këto procedime, hetimet janë dinamike. Kemi fokus parandalimin e ngjarjeve kriminale, me qëllim vendosjen e autorëve para drejtësisë”, theksoi ai.

 

laert haxhia kryeprokurori i elbasanit hetime

Lini një Përgjigje