
Ka shkuar në 20 numri i të arrestuarve në Elbasan nga operacioni i kryer mbrëmjen e së mërkurës. Mësohet se në prangat e bluve, ka rënë dhe një vajzë, përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale, vrasje.
Klea Gjatës i janë marrë shenjat e gishtave për verifikim, duke konfirmuar kështu përfshirjes e saj.
Ndërkohë, disa ditë më parë është arrestuar dhe Artan Tafani, i riu i shpallur në kërkim si autor i grabitjes së një exchange në zonën e Astirit në Tiranë. Këtë të enjte policia ka zbardhur dhe vrasjet e kryera nga ai.
Nga hetimet, rezulton se Tafani është pjesë e grupit të Laert Haxhiut në Lushnje. Ndërkaq, nga dëshmia e tij janë zbardhur 6 vrasje, që sipas burimeve janë, vrasja e Çajup Selimit, Alban Semakut, Albi Bashaliut, Lulzim Qorrit, Fridmand Xhaferrajt dhe Dikens Halilit.
Tafani ka zgjedhur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, ndërsa aktualisht pas deklarimeve të tij Policia dhe FNSH kanë ndërmarrë një aksion të gjerë në disa qytete për të shoqëruar personat, të cilët kanë marrë pjesë në ngjarje kriminale.
Lini një Përgjigje