TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Shtator 2023, 08:59

Fundosja e grupit të Laert Haxhisë, Artan Tafani zbardh vrasjen e Artur Breshës në 2019, i plagosën edhe vëllain

Shkruar nga Pamfleti
Fundosja e grupit të Laert Haxhisë, Artan Tafani zbardh vrasjen e
Viktima Artur Bresha dhe i plagosuri vëllai i tij Artan Bresha

Detaje të reja janë zbardhur nga megaoperacioni i policisë në disa qytete të vendit, ndërsa mësohet se të ndaluarit kanë qenë në qytetin e Elbasanit dhe atë të Lushnjes, ku mes tyre janë dhe pjesëtarë të grupit të Laert Haxhiut.

Autori i grabitjes së 30 mijë eurove në një 'Exchange' në Astir, Artan Tafani ka rënë në prangat e policisë, ndërsa është bërë i penduar i drejtësisë dhe ka zbardhur 6 vrasje.

Tafani ka zbardhur vrasjen e Artur Breshës dhe plagosjen e vëllait të tij Artan Breshës.

Vrasja e Artur Breshës në Tepelenë, 4 Dhjetor 2019

Artur Bresha 47-vjeç u ekzekutua me armë mbrëmjen e 4 Dhjetorit 2019 në një kantier ndërtimi në Tepelenë ku ai punonte si roje. Pasi vranë 47-vjeçarin, autorët shkuan edhe pranë banesës së viktimës ku gjetën në rrugë vëllain e të ndjerit, një 43-vjeçar, dhe e qëlluan me armë në këmbë duke e lënë të plagosur.

Ndërkohë, më herët është zbardhur edhe vrasja e Albi Bashaliut të ndodhur më 27 dhjetor 2021.

35-vjeçari u vra në një nga lokalet në fshatin Gjoçaj të Peqinit dhe ku banonte. Mësohet se viktima para se të qëllohej për vdekje ishte thirrur në emër nga autorët. Albi ishte vëllai i Leonard Bashaliut, cili në qershor të 2021 vrau Ylber Xhahysën për një konflikt që kishte ndodhur 5 vite më parë pasi viktima i kishte gërvishur makinën.

Kur kishin kaluar gjashtë muaj Albi Bashaliu u ekzekutua pikërisht në vendin ku i vëllai kishte vrarë Xhahysën. Pak metra më tutje policia gjeti dhe makinën e djegur të autorëve.

 

laert haxhia artan tafani vrasje artur bresha

Lini një Përgjigje