Policia e Shtetit ka dhënë detaje rreth megaoperacionit, ku u lëshuan 16 urdhër-arreste, ndërsa u zbuluan 6 vrasje.
Drejtori i Policisë, Muhamet Rrumbullaku renditi disa nga krimet që tashmë janë zbardhuar, në periudhat e ndodhura në 2021-2023.
Rrumbullaku ka bërë të ditur gjithashtu edhe ekzekutorët e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë në qershor 2021. Autorët e dyshuar janë Laert Haxhiu, Artan Tafani, Erisian Abedini, Lulzim Spaija, Ligor Lomacka, Bujar Abedini.
Si u vra biznesmeni Çajup Selimi?
Çajup Selimi, 52 vjeç, u ekzekutua në hyrje të shtëpisë së tij në lagjen "15 Shtatori" më 1 Qershor të 2021. Selimi doli nga shtëpia pasi u thirr nga një person dhe u qëllua në shkallët e katit të dytë të pallatit ku jetonte.
52-vjeçari ndërroi jetë menjëherë për shkak të plagëve të marra. Nga informacionet e asaj kohe, autorët e vrasjes dyshohet të ishin dy persona. Selimi njihej si pronar i një biznesi në hyrje të Tepelenës. Dyshimet e para në kohën kur u vra, ishte se biznesmeni u ekzekutua për shkak të konkurrencës.
Kujtojmë se, Artan Tafani, i arrestuar disa ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vjedhjen e 30 mijë eurove në një 'Exchange', ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. Tafani, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.
Viktimat e 6 vrasjeve e bujshme janë: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili.
Lini një Përgjigje