TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shtator 2023, 10:14

Dëshmia e Artan Tafanit për grupin e Laert Haxhiut, Rrumbullaku jep detajet: U zbardhën 6 vrasje dhe 5 shpërthime me eksploziv

Shkruar nga Pamfleti
Dëshmia e Artan Tafanit për grupin e Laert Haxhiut, Rrumbullaku jep
Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka dalë një një konferencë për mediat ditën e sotme ku ka zbulaur detaje nga megaoperacioni "Never Forget".

Sipas dëshmisë së Artan Tafanit vrasjet janë kryer në llogari të Laert Haxhiut dhe janë ekzekutuar në disa vende si në Greqi, Elbasan, Korçë, Lushnje dhe Tepelenë.

Rrumbullaku tha se nga dëshmia e Artan Tafanit u zbardhën 6 vrasje dhe 5 shpërthime me eksploziv të kryera nga banda e drejtuar nga Laert Haxhiu i cili aktualisht ndodhet në burgun e Janinës.

“Gjatë këtij megaoperacioni u zhvilluan hetime me profesionalizëm që sollën zbardhjen e 6 vrasjeve, 5 raste te shkatërrimit te pronës, 1 rast i kanosjes së policisë, zbardhjen e dy vrasjeve të kryera në Greqi. Prokuroria Elbasan ka lëshuar 15 urdhra ndalimi, janë ekzekutuar 12, ndërsa 3 janë shpallur në kërkim

Më 17/10/2021, Prokuroria Elbasan, ka regjistruar procedim penal për veprën vrasje me paramendim. Nga studimi i akteve hetimore, më 7/10/2021/ në Peqin është vrarë Alban Semaku.

I dyshuar është Artan Tafani, lindur dhe banues në Lushnje, Nga hetimet, dysohet se ky shtetas me të tjerë, ka kryer vrasje e ngjarje të tjkera kriminale në periudhëm 2021-2023, në disa qytete., Vrasja e Çajup Selimit, më 1/06/2021 në Tepelenë, rasja e Fridan Xhaferi më 2/06/2021, vrasja e Alban Semaku, më 16/10/2021, Vrasja e Albi Bashaliu,m 27/12/2021 në Peqin, vrasja e mbetur në tentativë ndaj Kujtim Mete. Ka pasur 5 raste të shkatërrimit me eksploziv”, theksoi ndër të tjera Rrumbullaku.

Nga 15 urdhër ndalime janë ekzekutuar 12 dhe 3 janë në kërkim tha ai.

"Konkretisht Artan Tafani ka zbardhur; 6 vrasje, 5 eksploziv; 3 vjedhje me dhunë; 3 tentativë raste për kryerje vrasje; 1 rast kanosje polici. Janë lëshuar 15 urdhër arreste, 12 të ekzekutuara, 3 në kërkim.", tha Rrumbullaku.

Konkretisht të arrestuar janë;

Artan Tafani
Lulzim Spahia ose Arapi
Erisian Abedini, 32 vjeç
Ligor Lomaçka, aktualisht në burg
Bledar Berberi
Mariglen Topuzi
Bujar Abedini
Enriko Xhahysa
Klea Gjata
Idriz Mane, aktualisht në burg në Korçë
Fatjon Veliu
Leart Haxhiu, aktualisht ne burg në Greqi

Në kërkim

Lorenc Lala
Firdeus Berberi, 22 vjeç
Kristi Bizheku, 28-vjeç
Endrit Caushi

 

muhamet rrumbullaku

Lini një Përgjigje