
Një atentat me armë zjarri tronditi Dukagjinin mbrëmjen e djeshme ku mbeti i vrarë 73-vjeçari Zef Guri si dhe u plagos rëndë, i bir Gjin Guri.
Është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës, Edmond Nika pasi ishte shpallur në kërkim në lidhje me krimin e djeshëm në Dukagjin ku një i moshuar u vra dhe u plagos djali i tij.
Buirme për mediat bëjnë me dije se, Nika ka deklaruar në polici se “nuk kam lidhje me ngjarjen dhe kam qenë gjithë ditën e djeshme në kamera”.
Mbrëmë u vra Zef Guri, 73 vjeç dhe u plagos djali i tij, Gjin Guri 46 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, policia shpalli në kërkim, Martin Qershija, 28 vjeç, Edmond Nika, 29 vjeç, Kujtim Dholla, 25 vjeç, dhe Çesk Serraj, 36 vjeç, pasi akuzohen se janë të përfshirë në krimin e rëndë. 4 të rinjtë dyshohet se janë autorë dhe bashkëpunëtorë në ngjarjen e rëndë të shënuar rreth orës 18:30 në fshatin Mali i Shoshit, pranë një lokali.
Për të katërt rëndojnë 2 vepra penale "Vrasje me paramendim" e kryer në bashkepunim dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”. Tashmë janë njoftuar të gjitha drejtoritë e policive në të gjithë vendin, përfshirë edhe pikat kufitare, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Lini një Përgjigje