
Shoferi i autobusit Agron Xhafa që dyshohet se shkaktoi përplasjen masive në Tiranë ka deklaruar, se nuk ndihej mirë në momentin që ndodhi aksidenti. Ai ka treguar se vuan nga diabeti dhe zemra.
Ndërkohë detaje të reja janë bërë me dije nga aksidenti i ditës së sotme në qendër të kryeqytetit, ku një autobus krijoi kaos duke përfshirë disa automjete të tjera.
Policia ka bërë me dije se i është bërë testi i alkoolit drejtuesit të autobusit urban dhe ka rezultuar se nuk ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
Nga verifikimet ka rezultuar se autobusi nuk ka ndaluar për të zbritur apo për të marrë pasagjerë por ka qenë në lëvizje. Sipas policisë, nga kjo ngjarje janë lënduar nëntë persona, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sakaq, policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.
Lini një Përgjigje