Dy vëllezër nga Durrësi, Orges dhe Mirjan Sina janë lënë në burg pasi kanë kërcënuar prokurorin e SPAK Behar Dibra dhe një punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Mësohet se dy vëllezërit i treguan dokument policie fals prokurorit, por kur kanë marrë vesh kush ishte janë larguar me shpejtësi dhe kanë thyer edhe postbllokun e policisë që do i ndalonte pasi ishte ngritur qëllimisht për ta.
Konflikti i vëllezërve Sina dhe prokurorit Dibra ka ndodhur te Tuneli Elbasan-Tiranë. Vëllezërit Sina u larguan menjëherë pasi kuptuan se ishin konfliktuar me prokurorin e SPAK por u arrestuan në qytetin e Durrësit.
Masa e sigurisë është dhënë nga Gjykata e Elbasanit.
Lini një Përgjigje