TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2023, 10:11

Morën peng 24-vjeçaren dhe e shfrytëzuan për prostitucion, arrestohen 3 femra në Fier; në kërkim organizatori

Shkruar nga Pamfleti

Morën peng 24-vjeçaren dhe e shfrytëzuan për

Policia e Fierit ka vënë në prnaga 3 shtetase, të cilat kanë rrëmbyer dhe kanë shfrytëzuar një 24-vjeçar për prostitucion.


Bëhet me dije se në pranga kanë rënë Pranvera Isufaj, 32 vjeçe, banuese në Patos, Aleksandra Toska, 19 vjeçe, banuese në Fier dhe një 17-vjeçare banuese në Fier.

Po ashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Arben Mehmeti 33 vjeç, banues në Fier, organizator i kësaj veprimtarie kriminale (i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë).

"Dhunuan dhe i hoqën lirinë një 24-vjeçareje, si dhe e shfrytëzuan atë për 2 muaj, për prostitucion, kapen dhe arrestohen 3 shtetase.

Shpallet në kërkim organizatori i veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, i cili bashkëpunoi me 3 të arrestuarat për t’i hequr lirinë 24-vjeçares dhe për ta imponuar atë, për prostitucion.

Organizatori dhe njëra nga të arrestuarat , me precedent penal të mëparshëm.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, mbështetur nga inteligjenca informative se disa shtetas po shfrytëzonin një 24-vjeçare për prostitucion, kanë referuar materialet në Prokurorinë e Fierit, e cila regjistroi një procedim penal për këtë rast.

Bazuar në provat e siguruara nga hetimi proaktiv dymujor, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Imponimi”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, i shtetaseve:

Pranvera Isufaj, 32 vjeçe, banuese në Patos, Aleksandra Toska, 19 vjeçe, banuese në Fier dhe i një 17-vjeçareje banuese në Fier. 32-vjeçarja ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”., njofton policia.

Lini një Përgjigje