
41-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën si pasojë e aksidentit tragjik në Kroaci, i identifikuar si Gazmir Korbi, mësohet se ishte pjesë e komandës së Forcës Ajrore.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili me anë të një postim në Facebook, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Korbit.
“I dhimbshëm lajmi i ndarjes nga jeta të Gazmir Korbit, në aksidentin e ndodhur në Kroaci. Ai nuk mundi të kthehej më mes kolegëve të tij në kompaninë e mbështetjes në Komandën e Forcës Ajrore pas lejes së zakonshme. Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme”, shkruan Peleshi.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën A1 në Kroaci, ku autobusi u përmbys në pjesën anësore të rrugës. Korbi humbi jetën ndërsa mbetën të plagosur disa pasagjerë të tjerë. Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:43 minuta të së shtunës dhe kjo situatë u shoqërua me bllokim të rrugës.
Lini një Përgjigje