
Prej 3 ditësh autoritetet kroate kanë bllokuar 5 kamionë me qindra ton bimë mjekësore nga Shqipëria, pavarësisht se ato janë kaluar një herë në skanerin e Durrësit.
Kryetari i Shoqatës së Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, Filip Gjoka është shprehur se autoritetet kroate nuk njohin skanerin e portit të Durrësit, duke ushtruar kontroll të dytë dhe duke mbajtur mallin e bllokuar e duke i dëmtuar ato.
Gjoka deklaroi se prej 32 vitesh që operon në treg nuk ka patur një problematikë të tillë, teksa kërkon edhe ndërhyrjen e autoriteteve.
Sipas Gjokës, ky veprim dëmton eksportet shqiptare dhe sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike punëson njerëz nga të gjitha zonat dhe e bën Shqipërinë e njohur në mbarë botën.
Lini një Përgjigje