TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shkurt 2023, 11:53

Automjeti përplaset me trafikndarëset në Durrës, shoferi niset me urgjencë në spital

Shkruar nga Pamfleti

Automjeti përplaset me trafikndarëset në Durrës, shoferi

Një automjet tip “Citroen” është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës, brenda qytetit të Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit, afër kishës ortodokse dhe hyrjes së portit detar, në lagjen nr.4 të qytetit.

Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi automjetit, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet qe drejtuesi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

 

durres aksident

Lini një Përgjigje