Një aksident është shënuar në autostradën Milot-Thumanë pranë fshatit Fushë Mamurras. Dy makina janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Mësohet se njëra nga makinat ka goditur mjetin tjetër që udhëtonte në të njëjtën korsi.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ndërsa të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësorë në spitalin e Traumës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.
Lini një Përgjigje