
Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga për kultivim të kanabisit në zonë e Roeselare në Belgjikë. Pas disa hetimeve të kryera nga policia belge është arritur të zbulonte aktiviteti i dy shqiptarëve.
Nga kontrolli i ushtruar prej efektivëve belg u zbulua një banesë e kthyer në ‘shtëpi bari’, jo më larg se 100 metra nga ndërtesa qendrore e policisë në Roeselare, një veprim ky që tregon sfidimin e hapur të autoriteteve nga trafikantët shqiptarë.
Ndërsa shqiptarët e arrestuar mësohet se nuk kanë pranuar se kanë lidhje me kultivimin e bimëve narkotike apo me shtëpin e barit.
Sakaq nga hetimet është zbuluar edhe lidhja e paligjshme e energjisë elektrike, një praktikë shumë e përdorur nga kultivuesit e kanabisit.
Lini një Përgjigje