
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së hënës tek Ura e Tajvanit në kryeqytet.
Një nga autobusët e linjës së Unazës është përfshirë në një aksident me një numër të madh automjetesh.
Për pasojë janë plagosur tre persona, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Nga pamjet e para nga vendi i ngjarjes duket se përplasja ka qenë e fortë pasi janë 11 mjete përfshirë këtu edhe autobusin e linjës së Unazës.
"Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.
Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë.", njofton policia.
Lini një Përgjigje