TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2023, 11:50

Aksident i shumëfishtë në Tiranë pranë Tajvanit, urbani i 'Unazës' përplaset me disa makina; 3 të plagosur (Pamjet)

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i shumëfishtë në Tiranë pranë Tajvanit, urbani
Pamje nga vendngjarja

Një aksident i shumëfishtë që fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, ka ndodhur këtë mesditë pranë Urës së Tajvanit në kryeqytet.

Një autobus i linjës së Unazës është përplasur me tre mjete dhe njëri prej tyre ka devijuar duke përfunduar në stacion.

Nga aksidenti për pasojë kanë mbetur  të plagosur tre persona, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shkaku i aksidentit nuk dihet, ndërkohë që raportohet se ka qenë urbani i pari që ka goditur nga pas të gjitha mjetet që ka pasur përpara. 

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, ndërsa zona e aksidentit është rrethuar nga autoritetet.

Ndërkohë nga vendngjarja raportohet se asnjë prej shoferëve të të gjitha automjeteve të përfshira në aksident nuk ka qenë nën efektin e alkoolit. 

Aksident i shumëfishtë në Tiranë pranë Tajvanit, urbaniAksident i shumëfishtë në Tiranë pranë Tajvanit, urbaniAksident i shumëfishtë në Tiranë pranë Tajvanit, urbaniAksident i shumëfishtë në Tiranë pranë Tajvanit, urbani

 

Lini një Përgjigje