TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2023, 12:53

Aksidenti në Tiranë, flet njëri nga shoferët: Autobusi ishte me shpejtësi, e pashë nga pasqyrat!

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti në Tiranë, flet njëri nga shoferët: Autobusi ishte

Drejtuesi i automjetit që u përfshi në aksidentin me autobusin e linjës së Unazës pasi ndodhej para tij ka folur për mediat. Ai tha se autobusi ishte me shpejtësi, çka dyshohet se e ka shkaktuar përplasjen masive të automjeteve.

“Mbaj mend vetëm zhurmat e llamarinave nga mbrapa. E pashë nga pasqyrat që ishte shumë shpejt. Në momentin e goditjes dola pasi mora pak veten se nuk e kuptova cfarë ndodhi. Në autobus pashë që kishte shumë të lënduar. Shoferi i autobusit ishte shumë i tronditur”, tha një prej qytetarëve që ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme tek zona e njohur si 'Ura e Tajvanit'. Raportohet për 7 të plagosur që ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 2 janë drejtues mjetesh, 1 drejtuesi i autobusit ndërsa të tjerët janë pasagjerë. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca ndërsa shumë qytetarë janë mbledhur aty pranë.

aksidenti në tiranë

Lini një Përgjigje