TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2023, 12:34

Aksidenti i rëndë në Tiranë, Policia: 6 persona të lënduar, 3 prej tyre janë shoferë

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti i rëndë në Tiranë, Policia: 6 persona të

6 persona janë paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore pas aksidentit të shumëfishtë mes autobusit të Unazës dhe disa mjeteve në kryeqytet.

Shefi i qarkullimit për Tiranën, Taulant Gjoka, tha për gazetarët se 3 prej të lënduarve janë drejtues mjetesh.

“Aktualisht në ambientet e Spitalit të Traumës janë 6 persona. Nga të dhënat paraprake që kemi asnjë nga të dëmtuarit nuk ka rrezik për jetën. Nga 6 të dëmtuar, 2 janë drejtues mjetesh dhe drejtuesi i autobusit. Në lidhje me shkaqet e aksidentit është shumë shpejht për të dalë në një përfundim para jush. Dëmet janë të konsiderueshme, ka vend për të dyshuar për shpejtësi por akoma jemi në momentet e para të hetimit”, tha Gjoka. 

Ndërkohë dymbëdhjetë automjete u përfshinë në aksidentin e ndodhur pranë Urës së Tajvanit.

Aksidenti i rëndë në Tiranë, Policia: 6 persona të

Urbani i linjës së Unazës ka pësuar dëme të shumta materiale, bashkë me 11 mjetet e tjera, ndërsa pasagjerët kanë marrë ndihmën e parë nga mjekët dhe mjetet e ambulancës që mbërritën në vendin e aksidentit.

Në spital, aktualisht ndodhen gjashtë të plagosur.

Mes automjeteve që u përplasën me autobusin e linjës së Unazës në Tiranë janë 4 makina luksoze.

Nga pamjet duket se është një automjet tip ‘Audi’, dy ‘Benz’ dhe një ‘Porsche’ janë bërë copash nga përplasja e fortë. 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, Policia: 6 persona të

 

aksidenti i rëndë në tiranë urbani i unazës taulant gjoka

Lini një Përgjigje