TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Mars 2025, 18:23

Aksident në autostradën Milot-Thumanë, plagosen tre persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në autostradën Milot-Thumanë, plagosen tre persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Milot-Thumanë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Njëra nga automjetet ka goditur një tjetër mjet dhe më pas është përplasur me trafikndarëset.  Për pasojë është dëmtuar drejtuesi 34-vjeçar dhe dy pasagjerët, 25 dhe 30-vjeç, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. 

"Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Milot-Thumanë, automjeti me drejtues shtetasin F. N., 34 vjeç, është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi F. N.,34 vjeç dhe dy pasagjerët shtetasit E. K., 25 vjeç dhe L. B., 30 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njoftoi policia. 

Lini një Përgjigje