TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Mars 2025, 13:54

Agjentët i prenë rrugën “BMW”-së, zbardhen detaje nga aksioni në shtëpinë e motrave Nikolli; akuza e sulme ndaj Nuredin Dumanit

Shkruar nga Pamfleti
Agjentët  i prenë rrugën “BMW”-së, zbardhen
Motrat Nikolli & Nuredin Dumani

Kush e vendosi tritolin te apartamenti i motrave Nikolli?

Zbardhen detaje nga kontrolli që SPAK dhe agjentët e BKH zhvilluan të premten në banesën e motrave Xhovana e Alda Nikolli. Kontrolli erdhi lidhur me shpërthimin e tritolit në banesën e tyre 9 muaj më parë, gjë që solli dhe vdekjen e fqinjit të tyre Enea Thomaraj.

Sipas informacioneve, me urdhër të GJKKO, agjentët e BKH kanë ushtruar kontrolle në banesën e motrave dhe të prindërve të tyre. Mësohet se atyre u janë sekuestruar telefonat celularë.

Sipas informacioneve, Forcat Operacionale i kishin vënë prej disa ditësh në monitorim motrat Nikolli. Të premten në mëngjes, në momentin që ato kanë dalë nga banesë dhe kanë hipur në një automjet tip “BMW” të drejtuar nga babai i tyre, policia dhe agjentët e BKH kanë ndërhyrë. Ata kanë zbritur nga makina dhe janë informuar mbi urdhrin e gjykatës për ushtrim kontrolli.

Mësohet se ky veprim ka shkaktuar irritim te motrat Nikolli, të cilat kanë përdorur fyerje dhe akuza ndaj Nuredin Dumanit. Sipas tyre, është ai autor i sulmit.

SPAK ka dyshime të forta se Xhovana Nikolli, e fejuara e të penduarit të drejtësisë, Amarildo Nikolli dhe motra e saj Alda që ishte në një lidhje me Nuredin Dumanin, kanë dijeni se kush është personi që ka vendosur tritolin në derën e apartamentit të tyre, e po ashtu për emrin e urdhëruesit. Po ashtu ka dyshime se edhe mund të jetë stisur prej tyre për të akuzuar Dumanin.

Vetë Xhovana Nikolli pas aksionit pati një reagim në rrjetet sociale. “Nuk e di domethënë por të vijnë kontroll në shtëpi të shkatërrohet banesa… të ushtrohet presion dhe të sekuestrohen sende private pa urdhër gjykatës veç kyt shtet ordiner kam parë. Përveç kësaj të ikin te shtëpia e prindërve që s’kanë lidhje t’i sekuestrohen telefoni i nanës dhe babës pa pikë lidhje… Mundësisht t’u shkue në SPAK pothuajse çdo ditë duke u pyetur e duke ushtru presion psikologjik m’bi mua”, shkruante ajo.

Motrat Nikolli ishin shënjestër e një atentati me tritol më 14 korrik të vitit të kaluar. Fatkeqësisht nga shpërthimi i tritolit në shtëpinë e tyre, u plagos rëndë dhe humbi jetën pas disa muajsh në spital fqinji i tyre, 29-vjeçari Enea Thomaraj.

Xhovana dhe motra e saj, Alda kishin dy muaj që banonin në Elbasan në apartamentin ku dhe ndodhi shpërthimi, në korridorin e katit të 4 të pallatit në lagjen "Haxhias" në Gusht të 2024.

Pas kësaj ngjarje, Xhovana Nikolli akuzoi drejtpërdrejt Nuredin Dumanin, si autorin e vendosjes së tritolit në banesën me qira ku humbi jetën fqinji Enea Themollari.

Duamani njihet si rivali i partnerit të saj, Amarildo Nikolli.

Dosja e shpërthimit me tritol po hetohet nga SPAK, së bashku me dosjen e Nuredin Dumanit pasi motrat Nikolli akuzuan të penduarin e drejtësisë, me të cilin njëra prej tyre, Alda, kishte nisur një romancë.

Enea Themollari luftoi për gati tre muaj me plagët që i shkaktoi dera e banesës që ra pas tritolit që shpërtheu në apartamentit e fqinjëve të tij, motrave Nikolli, por nuk ia doli.

Lini një Përgjigje