TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Mars 2025, 20:47

Sherr me thika në Pogradec, plagoset një person

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me thika në Pogradec, plagoset një person

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec, në dalje të qytetit.

Mësohet se sherri fizik mes dy personave ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta, ndërsa mësohet se  një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, ndërsa i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti ka nisur në çast pranë një dyqani, ku autori ka debatuar për motive të dobëta me të lënduarin ndërsa është shpallur në kërkim tashmë nga policia.

“Në lagjen nr 3, rreth orës 20.20, gjatë një konflikti fizik, shtetasi L. O, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin M. T., 36 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit L. O. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje