
Policia ka arrestuar një 32-vjeçar, si autor i dyshuar i disa vjedhjeve me dhunë.
I riu nga Fushë Kruja ka përfunduar në pranga, pasi gjatë muajit mars 2025 dyshohet se u kishte grabitur me dhunë varëset e floririt tre grave në Vorë dhe Kamëz.
Pas kallëzimeve të viktimave, Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin me inicialet F. C., 32 vjeç.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur nëse 32-vjeçari është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje