TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Mars 2025, 12:13

Sherr mes shqiptarësh në Greqi, plagoset me thikë 17-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes shqiptarësh në Greqi, plagoset me thikë

Një sherr i përgjakshëm ka ndodhur mbrëmjen në zonën e Vardas të Ilias në Greqi, ku një shqiptar 17-vjeçar është sulmuar me thikë nga një 21-vjeçar shqiptar.

Siç raporton patrisnews.com, pas ngjarjes, 17-vjeçari u dërgua në Infermierinë e Pirgos ku iu nënshtrua një operacioni të gjatë, i cili përfundoi me sukses.

Gjendja shëndetësore e të plagosurit pas operacionit është stabile dhe duket se i riu nuk është më në rrezik për jetën.

Lidhur me shkaqet e ngjarjes, viktima 17-vjeçare dhe i dyshuari 21-vjeçar janë takuar për të zgjidhur një çështje personale lidhur me mosmarrëveshjet financiare.

Gjatë takimit është “ndezur” gjaku dhe 21-vjeçari ka nxjerrë thikën që kishte në posedim, duke e goditur në pjesë të barkut 17-vjeçarin. 21-vjeçari është arrestuar menjëherë nga zyrtarët e Policisë së Vuprasisë.

Lini një Përgjigje