TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Mars 2025, 14:12

Të shtëna me armë zjarri pranë një banke në Kamëz, plagoset 25-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna me armë zjarri pranë një banke në
Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Kamëz.

Paraprakisht bëhet me dije se afër një banke të nivelit të dytë janë zënë 2 persona dhe njëri prej tyre ka qëlluar në ajër.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa raportohet për një të lënduar.

'Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.', thotë policia.

sherr mes dy personave në kamëz

Lini një Përgjigje