TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Mars 2025, 14:02

Theu masën arrest me burg, kapet me kokainë 41-vjeçari në Tiranë 

Shkruar nga Pamfleti

Theu masën arrest me burg, kapet me kokainë 41-vjeçari në

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në kryeqytet. Ai u kap me 103 gram kokainë dhe theu masën e sigurisë arrets shtëpie. Mësohet se 41-vjeçari tregtonte lëndë narkotike. 

Policia i sekeustroi drogën, 1 armë e ftohtë, 1 bllokues valësh, 1 radio policie, municion luftarak, shuma parash (lekë dhe euro) dhe sende të tjera të kundërligjshme.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “All included”.

Shiste doza kokaine dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, kapet në flagrancë jashtë banesës dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Sekuestrohen 103 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, 1 bllokues valësh, 1 radio policie, municion luftarak, shuma parash (lekë dhe euro) dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që shiste lëndë narkotike, në doza, Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “All included”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi E. S., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në rrugë, shtetasin E. S., i cili kishte dalë nga banesa në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, që i kishte caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 41-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

103 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, që e posedonte me qëllim shitjen në doza;23 000 lekë dhe 940 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike;1 armë të ftohtë, 1 bllokues valësh, 1 radio policie, municion luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje