TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Mars 2025, 13:38

I vendosi tritol një lokali në kryeqytet, shpallet në kërkim autori

Shkruar nga Pamfleti

I vendosi tritol një lokali në kryeqytet, shpallet në kërkim

Është zbardhur ngjarja e ndodhur më datë katër ditë më parë, në rrugën “Mustafa Gaxheri”, ku plasi një sasi tritoli në ambientin e jashtëm të një lokali.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim 47-vjeçari si autor i dyshuar i ngjarjes. 47-vjeçari është me precedent të theksuar kriminal të mëparshëm.

Gjithashtu janë sekuestruar veshjet e përdorura nga autori i dyshuar ditën e ngjarjes si dhe biçikleta që 47-vjeçari përdori për tu larguar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 25.03.2025,  në rrugën “Mustafa Gaxheri”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia. 

Lini një Përgjigje