TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Mars 2025, 16:12

Pjesë e 40 grupeve kriminale, si u rekrutuan zyrtarët e policisë nga bandat

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e 40 grupeve kriminale, si u rekrutuan zyrtarët e policisë

Grupet kriminale që veprojnë në vendin tonë, gjatë vitit të kaluar e kishin shtrirë aktivitetin e tyre kryesisht në fushën e trafikut të drogës.

Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme, gjatë vitit 2024 nga Policia e Shtetit janë goditur pjesërisht gjithsej 40 grupe kriminale. Krahasuar me vitin 2023, janë goditur më pak grupe kriminale, e përthyer me shifra, 9 grupe më pak. Sipas Ministrisë, nga të dhënat rezulton se pjesa më e madhe e këtyre grupeve ishin të lidhur me aktivitet në fushën e narkotikëve.

Grupet kriminale janë evidentuar në Tiranë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier, Shkodër, Elbasan, Kurbin dhe Fushë-Krujë.

Trafiku i narkotikëve është një problem i dukshëm në rrethet e Durrësit, Vlorës, Gjirokastrës, Fierit dhe Kurbinit.

Në jo pak raste ka rezultuar se pjesë e këtyre organizatave janë bërë edhe punonjësit e policisë, të cilët kanë bashkëpunuar me trafikantët në lehtësirat që u jepnin atyre për të kaluar lëndën narkotike.

Ndërkohë, në Tiranë, por edhe në qytete të tjera bregdetare, grupet kriminale kryesisht janë të orientuara më shumë drejt pastrimit të parave. Në disa raste, ka rezultuar se krerët e grupeve por edhe anëtarë të tyre kanë kryer edhe korrupsion të funksionarëve të drejtësisë./A2 CNN

Lini një Përgjigje