TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Prill 2024, 10:46

1 milion dollarë çeqe të falsifikuara, kapen dy italianë në Hanin e Hotit

Shkruar nga Pamfleti

1 milion dollarë çeqe të falsifikuara, kapen dy italianë

Policia kufitare në Shkodër ka sekuestruar 2 pako me çeqe të dyshuara të falsifikuara, me vlerë vlera totale 1 milion dollarë.

Në pranga kanë rënë dy shtetas italiane, 44 dhe 49 vjeç të cilët po udhëtonin me një makinë ku në bagazhin e saj ishin fshehur çeqet.

Çeqet e padeklaruara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin, 1700 euro, vulat dhe 2 celularë.

"Policia Kufitare, në bashkëpunim me DVP Shkodër, goditi një rast të falsifikimit të letrave me vlerë. Për këtë rast u arrestuan shtetasit italianë R. M., 44 vjeç dhe C. S., 49 vjeç.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur një rast i falsifikimit të letrave me vlerë.

Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit R. M. dhe C. S., në bagazhin e të cilit janë gjetur 2 pako me çeqe të dyshuara të falsifikuara, me vlerë 2000 dollarë secili (vlera totale 1 milion dollarë).

Çeqet e padeklaruara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin, 1700 euro, vulat dhe 2 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

1 milion dollarë çeqe falsi dy italian han i hotit

Lini një Përgjigje