TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Prill 2024, 20:12

Sapo la qelinë ju rikthye “profesionit” dhe vodhi një makinë, arrestohet 36-vjeçari që dje doli nga burgu falë amnistisë

Shkruar nga Pamfleti

Sapo la qelinë ju rikthye “profesionit” dhe vodhi një

Pak orë ka zgjatur arratia e Ardian Isufit, i cili sapo doli nga qelia vodhi një automjet në Korçë.

I riu nga Pogradeci përfitoi nga amnistia ulje dënimi dhe dje la qelinë.

Mirëpo sapo doli nga burgu i Drenovës ju rikthye “profesionit".

Ai ka grabitur një mjet Ford Fiessta i parkuar në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi”. Makina ka qenë e ndezur dhe ai në atë moment ka hipur në timon dhe është larguar.

Nga këqyrja e kamerave është dalluar mjeti tip Ford Fiessta që kalonte në aksin rrugor Korçë – Pogradec deri në fshatin Luamalas më pas grabitësi i mjetit ka humbur çdo gjurmë edhe për policinë, duke u shpallur në kërkim.

Por mësohet se ai është arrestuar pak më parë në Tiranë. 35-vjeçari ka ardhur me autobus në kryeqytet, teksa nuk dihet fati i makinës.

Njoftimi i Policisë

Korçë-Falë bashkëpunimit mes strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kapet në qytetin e Tiranës dhe vihet në pranga 36-vjeçari, i cili mbrëmjen e djeshme vodhi në Korçë një automjet.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 18, Korçë, ku u vodh një automjet, falë shkëmbimit të informacioneve mes DVP Korçë e strukturave të DVP Tiranë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, në qytetin e Tiranës.

Si rezultat u ndalua shtetasi në kërkim A. I., 36 vjeç, banues në Pogradec, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës (automjeteve).

Ky shtetas mbrëmjen e datës 24.04.2024, dyshohet se ka vjedhur në Korçë, automjetin tip “Ford”, në pronësi të një 30-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

arrestim vjedhje

Lini një Përgjigje