TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Prill 2024, 13:40

Tentoi të vriste dy të rinjtë në Fier; zbardhet emri kush është 23-vjeçari i arrestuar nga policia

Shkruar nga Pamfleti
Tentoi të vriste dy të rinjtë në Fier; zbardhet emri kush
Policia

Një 23 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje, vjedhje me dhunë dhe shkatërrim të pronës.

Në pranga ka rënë i riu Pavli Dafa i cili në maj të vitit të kaluar tentoi të vriste dy të rinjtë Elis Sheqin dhe Daniel Licajn duke i përplasur me automjet.

Pas përplasjes, 23 vjeçari u largua nga vendnngjarja dhe është arrestuar rreth 1 vit më vonë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

pavli dafa

Lini një Përgjigje