Sokol Sinomati, i njohur ndryshe si "Buzëderri", babai i të riut Gëzim Sinomati, i cili u ekzekutua me snajper në janar në Vlorë, atentat akoma i pazbardhur, është një nga personat që përfitoi nga amnistia penale, duke përfituar lirinë të mërkurën.
Pak orë pas lirimit, burime bëjnë me dije se blutë e Vlorës kanë shkuar në banesë dhe e kanë arrestuar përsëri.
Arrestimi është bërë për shkak se ndaj tij ka një vendim të drejtësisë italiane, që e ka dënuar me 12 vjet burg për trafik droge.
Burimet shprehen se urdhri i drejtësisë italiane kishte pak kohë që ishte në dorë të policisë shqiptare, por nuk dihet pse nuk është ekzekutuar më përpara, ndërkohë Policia e Vlorës ka ndërhyrë pasi Sinomati është liruar.
22-vjeçari Gëzim Sinomati u qëllua për vdekje me snajper në ballkonin e shtëpisë së tij, që ndodhej në katin e tretë të një pallati pranë poliklinikës së qytetit. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë.
Mësohet se më parë Sinomati i ka shpëtuar një atentati tjetër me tritol.
Gëzim Sinomati, nuk ishte përmendur kurrë në Vlorë për veprimtari kriminale. Por, babai i tij përbën një prej emrave më të frikshëm në atë qytet. Kjo, i jep kuptim realizimit të një atentati kaq të sofistikuar. Viktima, ishte djali i Sokol Sinomatajt, një prej njerëzve më të afërt të Gazmir alias Gazmend Brakajt, banditit famëkeq të vitit 1997 i njohur me nofkën “Gaxhai”.
Sokol Sinomataj, i njohur me nofkën “buzëderri”, dyshohet se ka krijuar një grup trafiku në Belgjikë, pavarësisht se ndodhej në qeli në Shqipëri.
Aleancat e Sinomataj, raporte me Rexhepaj në Ekuador
Fuqizimi i Sinomatajt nisi në vitin 2017. Ai, shfrytëzoi emrin dhe lidhjet e vjetra për të krijuar një grup të ri në Belgjikë. Sokoli kishte marrë leje nga burgu i Peqinit por sapo u lirua, u arratis. Së bashku me vëllain Bernardin, dhe djalin e ndjerë që në atë kohë ishte adoleshent, u zhvendos në Belgjikë. Sinomataj u arrestua sërish dhe së fundi ai vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës.
"Tashmë ne kemi pikëpyetje shumë të mëdha për lidhjet e organizatave në Vlorë me grupe ndërkombëtare dhe kemi të panjohura për tregun për linjat, dhe rrethet e tyre bashkëpunimit në disa shtete evropiane, institucione nuk kanë verifikuar ende çfarë mbartin këta individë si konflikte nga jashtë dhe shkarkohen, ekzekutohen në Shqipëri" u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.
Sipas informacioneve konfidenciale, “buzëderri” ishte një prej lidhjeve të afërta në linjat e trafikut që Gramoz alias Dritan Rexhepaj, kishte ngritur direkt nga Ekuadori. Buzëderri, njihej edhe për afrimitetin e krijuar vitet e fundit me një tjetër të fortë nga Vlora. Fjala është për shtetasin Sokol Rama, i cili prej vitesh është zhvendosur në Spanjë. Ky personazh, është i njohur për armiqësitë dhe përplasjet që ka pasur me pjesëtarë të ish bandës së Pusit të Mezinit në Vlorë.
Ramës i kanë ekzekutuar nënën Eleonorën disa vite më parë. Ajo ngjarje, dyshohej se lidhej me hasmëritë e vjetra me djemtë e familjes Muka nga grupi i Pus-Mezinit, që ka humbur disa pjesëtarë. Pavarësisht dyshimeve dhe shoqërimit për tu marrë në pyetje, nuk u gjetën prova që të implikonin palët në atentatet mes tyre.
Lini një Përgjigje