TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Prill 2024, 11:14

100 mijë lekë vota në Vorë/ SPAK çon për gjykim Agim Locin, blinte vota për të bijën në 14 maj

Shkruar nga Pamfleti

100 mijë lekë vota në Vorë/ SPAK çon për gjykim

Agim Loci, akuzohet nga SPAK për korrupsion aktiv në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Sipas SPAK, Agim Loci ka paguar një person me 10 mijë lekë, që të votonte vajzën e tij e cila ishte kandidate për këshilltare në bashkinë Vorë.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,  në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.105, të vitit 2023, ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim në ngarkim të të pandehurit:

Agim Loci, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se, i pandehurit Agim Loci, është angazhuar në fushatën e zgjedhjeve vendore të datës 14 Maj, të vitit 2023, për bashkinë Vorë, ku shtetësja A. L., e bija e të pandehurit Agim Loci, ishte në listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak, si pjesë e një prej koalicioneve pjesëmarrëse në zgjedhje.

Hetimi ka evidentuar se, i pandehuri Agim Loci, i ka ofruar shtetasit A.K. shumën monetare në vlerën  prej 10 000 (dhjetë mijë) lekë, për të ndikuar në vullnetin e tij, në mënyrë që të votojë një subjekt të caktuar politik në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë zhvilluar në datën 14 Maj, 2023 (Bashkia Vorë)”, njofton SPAK.

spak agim loci

Lini një Përgjigje