
Një 42-vjeçare shqiptare dhe bashkëshorti i saj 52-vjeçar grek, janë dërguar pas hekurave pasi u kapën me një sasi të madhe droge në Kretë në Greqi. Policia gjeti sasinë e lëndës narkotike në automjetin dhe në banesën e tyre.
Sipas informacioneve të Cretapost gjatë kontrollit, në zotërim të tyre është gjetur sasia më e madhe e kanabisit të gjetur ndonjëherë në rajon.
Pas rrëfimit të tyre, hetuesi dhe prokurori e kanë parë të nevojshme mbajtjen e tyre në paraburgim, për pasojë kanë mbetur prapa hekurave nga pasditja e së mërkurës, 24 prill. Brenda makinës kanë gjetur 10 kilogramë hashash ndërsa më pas kanë vazhduar kontrollin e shtëpive dhe vendeve që përdornin në zonën e bashkisë Agios Nikolaos dhe Ierapetra. Nga operacioni u sekuestruan edhe 13 kilogramë kokainë.
Në total gjetën dhe sekuestruan:
10 kilogramë e 586 gramë kanabis, 13.5 gram kokainë. Shuma e parave prej 23 770 euro dhe 50 paund britanike si të ardhura nga veprimtari të paligjshme. U gjetën gjithashtu 4 peshore, 3 celularë, paketim najloni, pajisja mbyllëse hermetike, 1 revolver (kopje). Njëkohësisht makina është konfiskuar si mjet për kryerjen e veprave penale.
Lini një Përgjigje