TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Prill 2024, 16:58

Plagosi për vdekje një të moshuar, 39-vjeçari dorëzohet në pikën kufitare të Kapshticës

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi për vdekje një të moshuar, 39-vjeçari
Një 39-vjeçar është dorëzuar në stacionin e Policisë Kufitare në Kapshticë, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me pasojë vdekjen.

Bëhet fjalë për Edison Demirin, banues në fshatin Pojan në Maliq. Gjykata e Apelit i kishte caktuar një dënim me 6 vite burgim nga të cilat i kanë mbetur 4 vite e 11 muaj.

“Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ekzekutoi vendimin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim Edison Demiri, 39 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, i cili u vetëdorëzua në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë.

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 14.11.2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 11 muaj e 18 ditë burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.

Më datë 25.07.2011, në fshatin Pojan, Maliq, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për motive të dobëta, ka plagosur me pasojë vdekjen, shtetasin A. Z., 78 vjeç, si dhe ka dëmtuar lehtë djalin e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”, njofton policia.

Lini një Përgjigje