
Zbardhen detaje nga plagosja me thikë e babë e bir në Shkodër mbrëmjen e sotme.
Mësohet se babë e bir u qëlluan me thikë për një koment në rrjetet sociale.
Sipas policisë, u sulmuan me thikë shtetasit Sh. L., 52 vjeç dhe E. L., 19 vjeç, babë e bir, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu bëhet me dije se policia ka arrestuar 26-vjeçarin ku ka sekuestruar edhe thikën.
“Rreth orës 20:40, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, gjatë një konflikti motive të dobëta për janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh. L., 52 vjeç dhe E. L., 19 vjeç (babë e bir), të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i autorit të dyshuar, shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Shkodër.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur nga ky shtetas, gjatë konfliktit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje