Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në By-Passin e Lushnjës. Dy mjete janë aksidentuar në tentativë për të parakaluar, ku për pasojë drejtuesi i një automjeti tip Audi, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës.
Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe një pjesë e hekurt e barrierës anësore të autostradës ka përshkuar mjetin mes përmes.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri. Dy plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.
Një pjesë e barrierave anësore ka përfunduar jashtë autostradës ndërsa pjesa tjetër brenda mjetit. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një tjetër person që udhëtonte me të.

Uniformat blu në vendngjarje po punojnë për të zbardhur ngjarjen.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë dhe reshjet në autostradë.
Lini një Përgjigje