TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Prill 2024, 16:42

Krijuan kushtet për vrasjen e Xhevdet Plakut, Gjykata e Lartë merr vendimin për Dedan Gjonin dhe të tjerët

Shkruar nga Pamfleti
Krijuan kushtet për vrasjen e Xhevdet Plakut, Gjykata e Lartë merr
Dean Gjoni-Xhevdet Plaku

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masat e sigurisë për të arrestuarit nga SPAK, pas “zbërthimit” të përgjimeve të aplikacionit SKY ECC, mes të cilëve edhe ish-efektivi i Policisë, Dedan Gjoni.

Rekursi i paraqitur nga pala mbrojtëse e tyre është rrëzuar në Dhomë Këshillimi, duke lënë kështu në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-së.

Rexhep Rapi, nipi i tij Algert Rapi, Devi Gjermëni dhe ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguruan kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e Xhevdet Plakut njohur si “Akili”.

Kujtojmë se nga zbërthimi i bisedave në Aplikacionin SKY ECC, dolën në dritë shumë emra të rëndësishëm, të përfshirë në aktivitetet kriminale.

Sipas Prokurorisë gjatë kohës që ish-zyrtari i policisë Dedan Gjoni ka qenë më detyrë në Komisariatin e Shijakut, dyshohet se ka bashkëpunuar me Rexhep Arapin për të nxjerrë në pritë me qëllim vrasjen e Xhevdet Plakut.

Dedan Gjoni akuzohet për "Trafik narkotikësh", "Grup i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje" dhe "Shpërdorim detyre".

Hetimi nisi nga holandezët të cilët përgjuan Dejvi Gjermënin që po hetohej në Holandë për 'shtëpi bari'.

Lini një Përgjigje