
Del para gjykatës shqiptari që qëlloi 42 herë me thikë ish-të dashurën. Ai i bëri pritë ish-partneres duke e goditur dhjetëra herë me thikë.
Sipas aktakuzës, shqiptari nga Kosova thuhet se ka qëndruar në një park përpara shtëpisë së ish-të dashurës shqiptare nga Maqedonia e Veriut, e cila jeton në Liesing-Vjenë dhe më pas e ka goditur me thikë.
Vrasja ndodhi një ditë para se ai të kishte komunikim e fundit me ish të dashurën, teksa i tha se: ‘Nuk do të jetosh për të parë ditëlindjen tënde më 5 nëntor’.
Në aktakuzë thuhet se shqiptari e sulmoi nga pas në oborr dhe e kishte goditur me thikë dymbëdhjetë herë në qafë, fytyrë dhe shpinë.
Kur tehu u shkëput, shqiptari ka kapur një kaçavidë dhe e ka goditur me të edhe 30 herë të tjera. Gruaja u kundërpërgjigj, madje në një moment arriti të shkëputet dhe të vrapojë në drejtim të trotuarit, ku i pandehuri e kapi dhe e sulmoi sërish.
Kur djali i viktimës dhe kalimtarët kanë dëgjuar thirrjet e gruas për ndihmë, sulmuesi është larguar. Më pas policia arrestoi shqiptarin pranë vendit të krimit.
E pyetur për gjendjen e saj të tanishme, ajo u përgjigj se prej kohësh nuk guxonte të dilte vetëm nga apartamenti dhe se nuk flinte mirë.
Viktima e dinte se ai ishte i martuar dhe tregon se shqiptari i premtoi asaj vazhdimisht se do të linte gruan e tij për të vazhduar lidhjen më të.
Për shkak se kjo nuk ndodhi kurrë, shqiptarja me origjinë nga Maqedonia e Veriut i dha fund lidhjes, të cilën ai nuk e përballoi dot.
I pandehuri ka pohuar se ish e dashura e tij është bërë xheloze dhe ka kontaktuar me gruan e tij.
“Ajo donte të shkatërronte familjen time”, u shpreh ai para kryetarit të trupit gjykues.
Lini një Përgjigje