TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Prill 2024, 08:14

Humbi jetën nga telat e korentit, publikohet fotoja e 43-vjeçarit në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti
Humbi jetën nga telat e korentit, publikohet fotoja e 43-vjeçarit
Vladimir Muhja

Publikohet fotoja e 43-vjeçarit Vladimir Muhja që humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Lezhë-Tiranë, ku 43-vjeçari humbi jetën teksa ishte duke ka ecur në anë të autostradës dhe telat e korrentit kanë qenë në rrugë.

Ai banonte në Ishull-Lezhë dhe ishte babai i dy fëmijëve të mitur.

Hetimet mbi këtë ngjarje po vijojnë. Deri më tani ka pasur një reagim nga OSHEE, në të cilin thuhet se ka qenë përcjellësi i ndriçuesit të biznesit i zhveshur dhe 43-vjeçarin e ka zënë korenti.

 

Lini një Përgjigje