TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Prill 2024, 10:41

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti, shpallet në kërkim autori

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti,

Policia ka shpallur në kërkim një 35-vjeçar, i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Vaun e Dejës.

39-vjeçari Gjek Nika banues në Koman, mëngjesin e sotëm ka denoncuar se një person i paidentifikuar kishte qëlluar me pistoletë drejt mjetit të tij.

“Rreth orës 08:00, shtetasi Gj. N., 39 vjeç, banues në Koman, ka njoftuar Policinë se një shtetas i paidentifikuar, dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të automjetit të tij, pa shkaktuar dëmtime në njerëz.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprime të shpejta profesionale dhe inteligjencës policore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin V. K., rreth 35 vjeç dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij”, tha policia.

Pas marrjes së njoftimit, uniformat blu identifikuan autorin e dyshuar, shtetasin Vitor Kola, rreth 35 vjeç.

vau i dejes gjek nika vitor kola

Lini një Përgjigje