
Një person i shpallur në kërkim, 54-vjeçari Spartak Çela, ka kërcënuar me armë një grup të Task Forcës, të Ministrisë së çështjeve sociale, pasi dyshonte se ata ishin agjentë të policisë sekrete.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Buzahishtë të Pogradecit.
Punonjësit e Task Forcës nga Ministria e çështjeve sociale kishte qenë në këtë zonë për të bërë verifikimin në vend, të familjeve që marrin ndihmë ekonomike.
Spartak Çela është i shpallur në kërkim prej 2 vitesh, pasi ka plagosur me armë zjarri një person në një lokal në zonën e tij.
Policia është në kërkim të autorit, i cili pas ngjarjes është larguar në drejtim të pyllit.
Lini një Përgjigje