
Enton Punavia, drejtor në Drejtorinë e Transportit dhe Trafikut Rrugor në Bashkinë Tiranë, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, si i akuzuar për përfshirje në aferën e dosjes 5D.
GJKKO firmosi 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të tjerë Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë, të cilët akuzohen për veprat penale “Shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tenderë” dhe Korrupsion. Të arretuarit janë Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha. Ndërsa u lanë me detyrim paraqitje, Eglantina Zere, Deborah Keçi, Nestor Muhametllari, Julian Zanaj dhe Albano Janku.
SPAK thotë se Redi Molla dhe Mariglen Qato janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. Molla dhe Qato e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë.
Nga hetimet e kryera është provuar fakti se në periudhën 2016-2020, gjatë kohës që Redi Molla ka ushtruar funksionin e drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës-Kanalizime Tiranë” shoqëria tregtare “Igor Elektrik” e njëjtë me “5D Konstruksion”, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave.
Lini një Përgjigje