
Teksa ka kaluar 1 muaj nga sulmi me armë zjarri ndaj punonjësit të policisë Gjergj Ndërshtiqaj dhe kunatit të tij Gjon Nika policia e Shkodrës ende nuk ka arritur në identifikimin e personave që kryen sulmin.
Bëhet me dije se targat e mjetit të përdorura në krim rezultojnë të jenë që prej vitit 2010 të bllokuara nga drejtoria vendore e policisë Shkodër.
Targat e kësaj makine fillimisht ka qenë në dvp Shkodër e më pas janë dërguar në një pikë grumbullimi në zonën e Fermentimit në Shkodër.
Subjekti në fjalë ruhet nga punonjës privat për të cilën janë bërë pjese e hetimit.
4 autorët nuk kanë qenë profesionist për shkak se njeri prej tyre është plagosur gjatë sulmit më armë zjarri ndaj policit.
Mënyra se si është plagosur mbetet e paqartë por policia dyshon se njeri prej armëve të përdorura ka bërë rikoshet.
Pavarësisht se kanë qenë kontrolle në çdo ambient spitali apo ambulance, policia nuk ka zbuluar asnjë person qe ka marrë mjekim me plagë me armë zjarri.
Punonjësi i policisë Gjergj Ndërshtiqaj nga sulmi me arme mbeti i plagosur, ku iu nënshtrua edhe një ndërhyrje kirurgjikale në gjymtyre.
Sulmi me armë dyshohet se lidhet me punën e tij si punonjës policie./ Ora News
Lini një Përgjigje