
Dy shqiptarë të moshës 36 dhe 46 vjeç janë arrestuar në Milano nga policia, pasi në garazhin e tyre u gjetën 5.2 kilogramë heroinë.
Disa blloqe droge ishin mbuluar dhe të mbushura me vakum.
Pas zbulimit të heroinës, policia ka kontrolluar shtëpinë e të dy të dyshuarve dhe ka gjetur kartëmonedha me vlerë prej 70 mijë eurosh.
Të dy janë vënë në pranga me akuzën e posedimit me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.
Lini një Përgjigje