TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Prill 2024, 08:55

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin!

Shkruar nga Pamfleti

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin!

Një 26-vjeçar është arrestuar në Shëngjin, pasi është kapur me kokainë me vete.

26-vjeçari Emiljano Bibi dyshohet se do ta shiste drogën në zona të ndryshme të Shëngjini.

Në këto pamje të ndara nga policia, shihet edhe momenti kur 26-vjeçari është shtrirë në tokë nga efektivët të cilët i vënë dhe prangat. Në xhep dallohet edhe kokaina e mbështjellë me qese.

“Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional antidrogë "Tempulli 2", Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë finalizoi operacionin e koduar “Zona”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. B., 26 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Emiljano Bibi, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një qese me rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila dyshohet se ishte siguruar me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza në Shëngjin”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

shengjin arrestim kokaine

Lini një Përgjigje