TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-06-30 16:34:00

Aksidenti i rëndë pranë QTU-së, Brataj: 4 të plagosur në sallën e operacionit, mes tyre një i mitur

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti i rëndë pranë QTU-së, Brataj: 4 të plagosur
Pamje nga aksidenti

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë rrugor i ndodhur mesditën e sotme pranë QTU-së, ku një furgon i linjës Berat-Tiranë doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.

Sipas të dhënave paraprake, nga aksidenti kanë humbur jetën dy persona, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, njoftoi se katër prej të lënduarve ndodhen në sallën e operacionit, ndërsa mes tyre është edhe një i mitur i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

"Katër të lënduar ndodhen në sallën e operacionit, mes tyre edhe një i mitur", u shpreh Brataj.

Sipas tij, në spital po marrin trajtim mjekësor gjithsej nga 10 deri në 14 persona të lënduar, ndërsa ekipet mjekësore vijojnë të ndjekin nga afër gjendjen e tyre shëndetësore.

Sipas dyshimeve të para, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, çka ka bërë që furgoni të dalë nga rruga.

 

Lini një Përgjigje