TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-06-30 19:37:00

31 ditë protestë, qindra qytetarë mblidhen sërish para Kryeministrisë; kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

31 ditë protestë, qindra qytetarë mblidhen sërish para

Me pankarta në duar dhe thirrjet e përhershme “Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit kanë hapur protestën e 31-të radhazi...

Dita e 31-të i ka gjetur sërish protestuesit në shesh duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Qindra qytetarë janë mbledhur fillimisht në Sheshin Skënderbej dhe më pas kanë nisur marshimin e tyre në drejtim të Kryeministrisë.

Me pankarta në duar dhe thirrjet e përhershme “Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit kanë hapur protestën e 31-të radhazi. Kjo protestë vjen vetëm pak orë pasa asaj të organizuar para Kuvendit gjatë zhvillimit të seancës plenare.

Gjatë protestës para Kuvendit pati tensione mes protestuesve dhe policisë pasi këta të fundit sulmuan makinat e deputetëve me vezë. Kjo bëri që policia më pas të shoqëronte disa prej protestuesve. Por ky veprim nuk i ndaloi qytetarët e tjerë që të shkonin para komisariatit të policisë dhe të protestonin për lirimin e protestuesve. 

Ndërkohë që mbrëmjen e sotme mbetet për t’u parë nëse do të ketë përshkallëzim dhe përplasje edhe para Kryeministrisë, apo do të vijohet me skenarin e përnatshëm.  

rama protestë

Lini një Përgjigje