TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë28 Korrik 2024, 18:14

E vërteta mbi shëndetin e ish -kryeministrit; mjekë të urologjisë, 3 herë në shtëpinë e Sali Berishës

Shkruar nga Pamfleti
E vërteta mbi shëndetin e ish -kryeministrit; mjekë të
Sali Berisha /

Gjatë dy muajve të fundit, Sali Berishës 80-vjeçar, i janë krijuar dy siptoma pleqërie, të cilat, sipas mjekëve specialistë me të cilët u konsultua SPAK-u, trajtohen në kushte shtëpie, por ai ka kërkuar lirim nga masa e arrestit për trajtim klinik...

Më 11 korrik, avokati i Sali Berishës depozitoi një kërkesë në Gjykatën e Lartë, për heqje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpie”, ose për të dalë nga banesa gjatë paradites e sipas rasteve dhe mbasditeve, mbasi sipas avokatit, Saliu ka nevojë të konsultohet me mjekë specialistë.

Ai ka nevojë të ekzaminohet, diagnostifikohet dhe trajtohet për dy simptoma tepër shqëtësuese të moshës, që i janë shfaqur gjatë dy muajve të fundit.

Kjo kërkesë e tij, u konsiderua si sajesë e Sali Berishës, me qëllim që ai të dalë nga banesa dhe t’i shpëtojë masës së arrestit e të jetë prezent në aktivitetin politik të PD.

Gjykata e Lartë nuk ia pranoi kërkesën, në mungeësë të një kartele mjekësore dhe me dyshimin e arsyeshëm, se ai synon t’i shpëtojë arrestit shtëpiak, siç ka tentuar disa herë me kërkesa për lirim e shkuarje në parlament.

Por faktikisht, qenka e vërtetë që Sali Berishës i janë krijuar shqetësime, nga simptoma të cilat janë në fazën që vetë-trajtohen në kushte shtëpie, me mbikëqyrje periodike të mjekëve specialistë.

Sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti”, rezulton se gjatë 10 ditëve të fundit, në banesën e Sali Berishës kanë shkuar 3 herë mjekë specialistë të Urologjisë dhe mjekë specialisë të Gastro-Hepatologjisë.

Dihet se çfarë trajtojnë këta mjekë specialistë, gjë që tregon se 80-vjeçarit Sali Berisha, i janë çfaqur simptomat e prostatës me urinime të shpeshta sidomos natën, si dhe hemoroidet me kruarje e në formë gjakderdhje në fazën e parë.

Avokati i tij, me një video-audio sqaruese prej Sali Berishës, iu drejtua SPAK-ut, për leje 3 ditore çdo javë, që ai të shkojë për kontroll e trajtim mjekësor periodik klinik.

Por prokurori Arben Kraja, pasi kontaktoi me mjekët specialistë të Urologjisë e Gastro-Hepatologjisë në QSUT, vendosi të mos e lejojë Sali Berishën të dalë nga banesa, por të shkojnë mjekët në banesën e tij për ta ekzaminuar, për të marrë analizat mjekësore e për ta këshilluar si të vetë-trajtohet.

Sepse mjekët, i deklaruan prokurorit të SPAK, që prostata dhe hemoroidet, nuk janë në fazën për ndëryrje kirurigjikale e trajtim klinik, por ato mund trajtohen plotësisht në kushte shtëpie; madje shumë lehtësisht  nga Sali Berisha që është mjek.

Sipas mjekëve specialistë, trajtimi i vetëm, është përdorimi i anti-biotikëve, aplikimi i një diete ushqimore të përcaktur prej tyre dhe futja 10 minta në ditë, në vaskë me ujë të ngrohtë.

Ndërsa metoda më praktike, është që Sali Berisha, për shkak të moshës së madhe, duhet të përdorë kremra e pampersë./Pamfleti 

sali berisha i sëmurë mjekë të urologjisë

Lini një Përgjigje