Ndrea Prendi ja hodhi paq herën e parë, ndonëse u faktua se kishte qëlluar me pistoletën e tij ndaj protestuesve.
Prokuroria e Posaçme duket se e ka marrë seriozisht dosjen e “21 Janarit”. Pas dëshmisë sëw një dite më parë të gruas dhe xhaxhait të Aleks Nikës, sot ka ngjitur shkallët e prokurorisë Ndrea Prendi, personi kyç i ngjarjeve që ndodhën më 21 janar 2011.
Ndrea Prendi u dënua për vrasjen e Faik Myrtajt, por vrasja e Aleks Nikës është pa autor dhe ka dalë një audio-përgjim që implikon drejtpërdrejt Ndrea Prendin. Në atë përgjim, ai jep urdhër që të qëllohet në turmë.
Tani e gjithë dilema është nëse Prendi do ta mbrojë sërish Berishën, apo do të flasë. A do të tregojë se nga kush e mori urdhrin? Mbetet të shihet, por sinjalet janë të qarta se shumë shpejt do të afrojë dita që në atë prokurori të shkojnë dhe Berisha me Bashën, njëri ish-kryeministër dhe tjetri ish-ministër i Brendshëm.
Ndrea Prendi ja hodhi paq herën e parë, ndonëse u faktua se kishte qëlluar me pistoletën e tij ndaj protestuesve.
Gjykata e Apelit vendosi që ish-kreu i Gardës së Republikës të shpallej fajtor për akuzën e vrasjes nga pakujdesia ndaj protestuesit Faik Myrtaj dhe të dënohej me një vit burg. Ndërkohë, për vartësin e tij, Agim Llupo, togat e zeza vendosën që të dënohej me 3 vjet burg, ndërsa ish-shoferi i Prendit, Margarit Kume u shpall i pafajshëm.
Vendimi i Gjykatës së Apelit erdhi një ditë pasi Prokuroria kërkoi dënimin me 48 vite burg për ish-kreun e Gardës së Republikës dhe vartësin e tij, Agim Llupo, ndaj të cilëve rëndonte akuza e vrasjes me dashje të tre protestuesve më 21 janar 2011, përpara Kryeministrisë. Ndryshe nga sa kishte kërkuar organi i akuzës, togat e zeza të Apelit kishin vendosur që dy të akuzuarit kryesorë për vrasjet e 21 janarit, të shpalleshin fajtor për akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”.
Prokuroria e ankimoi vendimin në Gjykatyën e Lartë, por edhe aty u la në fuqi i njëjti vendim. Në rekursin e saj për ish-komandantin e Gardës, Prokuroria kërkoi dënimin e tij për vrasje, pasi plumbi i gjetur në trupin e viktimës ka dalë nga pistoleta e tij dhe dashja për krimin njihet sipas Prokurorisë në doktrinë, për sa kohë Prendi ishte i vetëdijshëm për veprimet që po kryente dhe rrezikshmërinë e këtyre veprimeve. Por Gjykata shton më tej edhe qëndrimin e të akuzuarit Prendi, i cili nga ana e tij ka kërkuar pafajësinë dhe se ai, sipas vetë atij, nuk ka patur asnjë njohje me viktimën e aq më tepër që ai nuk kishte dijeni se ku ndodhej viktima në momentin që ka qëlluar mbi të. Por, Gjykata e Lartë njësoj si Apeli u shpreh se Prendi kishte qëlluar pa dashje. /Pamfleti
Lini një Përgjigje